Sonte transmetohet dokumentari “Një vit vetmi” (VIDEO)

0

Sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari “Një vit vetmi”.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, llogaritet të jetë një prej emisioneve më të shikuara shqiptar të këtij zhanri.

Dokumentari që shfaqet sonte trajton një-vjetorin në Presidencë të Hashim Thaçit. Në dokumentar flasin kundërshtarë, mbështetës dhe përfaqësues të Presidencës dhe Opozitës.

Pse Hashim Thaçi nuk arriti të bëhet kurrë i pranueshëm për Opozitën? A është izoluar në aspektin ndërkombëtar Presidenti i Kosovës? Pse ai po e shtyn temën e faljes mes shqiptarëve dhe serbëve? A po frikohet ai nga Gjykata Speciale?

Mos e humbisni këtë dokumentar.

Zona Express është prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini.