Sulmuesi i Arsenalit në Newcastle (Foto)

0

Newcastle United ka hyrë në garë për sulmuesin spanjoll, Lucas Perez

Sulmuesi i Arsenalit, Lucas Perez dëshiron të largohet nga Emirates Stadium, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Arsene Wenger.

Për lojtarin kanë shprehur interesim shumë skuadra spanjolle dhe së fundmi edhe Newcastle.

Lojtari pëlqehet nga trajneri Rafa Benitez dhe shihet si zëvendësim ideal i sulmuesit serb, Mitrovic, i cili do të largohet gjatë kësaj vere. /Express/