Tërmet në Pejë

0

Sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III 1/2 ballë të Merkalit, njofton Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km në verilindje të Pejës, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës, tërmeti është ndier dukshëm nga banorët e rajonit të Pejës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.