Thaçi bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, thotë se nderon kontributin e tij

0

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek memoriali Ibrahim Rugova.

Me këtë rast presidenti Thaçi ka theksuar se është një nderim tradicional shtetërore i cili bëhet për komandantët e UÇK-së si dhe për Presidentin Ibrahim Rugova në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ishim tek busti i Heroit Zahir Pajaziti, tani jemi tek varri i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe pas pak do të jemi në Prekaz dhe në të gjitha hapësirat dhe përkujtimore që simbolizojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke respektuar dhe vlerësuar lartë dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës, gjitha sakrificat e njerëzve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në këto momente të rëndësishme për festa e nëntorit”, ka thënë Thaçi.

L

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu