Thaçi mirëpret ambasadorin Grenell në darkë, shtrëngojnë duart

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Që në ardhje Grenell dhe Thaçi patën një përshëndetje të ngrohtë me njëri-tjetrin, duke dëshmuar edhe njëherë miqësinë e mirë që Kosova vazhdon të ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Indeksonline.

Dyshja tashmë janë në vendosur në një nga restorantet e Prishtinës për të zhvilluar këtë darkë punë, ku pritet të të diskutohen zhvillimet e fundit në vend.

Ditë më parë Grenell ishte në Berlin ku edhe u nënshkrua marrëveshja për një linjë ajrore Kosovë-Serbi, gjë kjo e cila më pas u bë e ditur edhe nga aviokompania Lufthansa si dhe rreth saj u deklarua edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump.