Trajneri i Feronikelit: Llapi s’mund të na shënoj edhe po të luajmë tri ditë

0

Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultat me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i skuadrës nga Drenasi, Zikirija Ramadani.

 

Ai ka thënë se skuadra e tij u ka dhënë leksion kundërshatarëve të Superligës, shkruan indeksonline.

 

“Me të vërtetë pak janë fjalët që mund ta përshkruaj ndeshjen. I uroj futbollistët për atë që treguan. Sot ishte një leksion për ekipet tjera se si luhet futbolli”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.

“Me një lojtar më pak me kundërshtarin direkt ishte diçka e jashtëzakonshme. Kjo ishte ndeshja më e disiplinuar. Futbollistët e meritojnë të bëhen kampion”, shtoi ai.

Ramadani ka thënë se me Llapin edhe po të luajnë tri ditë nuk mund të shënonin.

“Tri ditë me lujt me Llapin ata nuk mund të na shënojnë gol nga aksioni përveç se nga ndërprerja, pasi ajo është arma më e fortë e tyre”, përfundoi trajneri i Feronikelit.

Kujtojmë se kjo është fitorja e gjashtë radhazi e Feronikelit në Superligë.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu