Trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli sulmohet para banesës në kryeqytet, pas humbjes ndaj Prishtinës

0

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga tre pesona para banesës së tij në kryeqytet, pas humbjes ndaj Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar lajmin pë Gazetën Express.

Ahmeti ka konfirmuar se Sokoli është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Prishtinë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona te dyshuar. personi i sulmuar B.S është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin” ka thënë Ahmeti për Express.

Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Sokoli kishte marrë tretman mjekësor në autoambulancë, fillimisht.

Skuadra e Sokolit u mposht 2-1 nga Prishtina në sekondat e fundit të takimit derbi të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Sulmi ndaj Sokolit ndodhi një orë pas takimit mes Prishtinës dhe Llapit./Express/