Trepça ‘89 ateron në Ishujt Faroe (Foto)

0

Trepça ‘89 ka arritur në Ishujt Faroe.

Trepça ‘89 është gati për debutimin historik në Ligën e Kosovës. Kampioni i Kosovës tashmë ka ateruar në Ishujt Faroe, ku nesër do të përballet me skuadrën e Vikingur.

“Luanët mbërritën në Ishujt Faroe. Shpresojmë se kështu të buzëqeshur edhe do të kthehemi në Kosovë. Suksese”, shkruhet në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Vikingurit e Trepçës 89 zhvillohet të martën në ora 18, derisa ajo kthyese do të jetë në Kosovë, javën e ardhshme. /Express/