Tri opsione për seancën e demarkacionit

0

E mërkura, e enjtja dhe e premtja, janë tri ditët, në njërën prej së cilës pritet të nxirret në votim shënimi i kufirit Kosovë – Mal i Zi. Gazeta Express mëson se ende nuk është vendosur saktësisht se cila prej këtyre ditëve do të jetë vendimtare për Demarkacionin. Megjithatë, në tavolinë janë këto tri opsione.

Kjo javë pritet t’i jep fund, çështjes së shumëpërfolur, atë të demarkacionit me Malin e Zi. Por, ende nuk dihet saktë se cila do të jetë dita kur deputetët më në fund, pas tre vjetësh do ta japin votën e tyre pro ose kundër kësaj marrëveshjeje.

Gazeta Express ka mësuar se Demarkacioni do të dal për votim këtë javë. Ajo që nuk dihet saktë, është dita se kur procedohet kjo marrëveshje në Kuvend. Ndonëse janë tri opsione që janë menduar.

“E mërkura, e enjtja dhe e premtja”, janë këto tri ditët që, në njërën prej së cilës është planifikuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet për të katërtën herë për Demarkacionin.

Deri më tani, mungesa e votave e kishte pamundësuar nisjen e seancave paraprake. Vendimtare ishte vota e Listës Serbe, pasi Vetëvendosje e kanë ritheksuar qëndrimin e tyre kundër.

Por zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ditë më parë kishte paralajmëruar se partia serbe do ta votojë demarkacionin këtë javë. Ani pse Lista Serbe e kishin dhënë mendimin e tyre kundër kësaj marrëveshjeje përmes një njoftimi për media.

Sot gjatë ditës Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shkruar se ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë. Ky ambasador u ka thënë deputetëve se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje.

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie.

Megjithëse, ende nuk dihet se a e kanë qartësuar AAK dhe LDK përplasjen e fundit rreth marrëveshjes të cilën e kishin proceduar në Komisionin për Politikë të Jashtme, nga ku Haradinaj kishte paralajmëruar kthim në pikën zero, nëse kjo marrëveshje nuk kthehet ashtu siç janë marrë vesh./D.K./GazetaExpress/