Vajza që u rrit me elefantë, leopardë dhe majmunë në Namibi

0

E ulur pranë një leopardi të rritur, Tippi Degre duket mjaft rehat.

Përderisa shumica e prindërve nuk do të lejonin që fëmijët e tyre të qëndronin pranë maceve të mëdha kudo, fëmijëria e Tippi-të ishte veçanërisht e pazakonshme.

Vajza e fotografëve francezë Sylvie Robert dhe Alan Degre ka kaluar 10 vitet e para të jetës së saj duke udhëtuar përreth Afrikës – dhe prindërit e saj e kanë dokumentuar eksperiencën e saj fëmijërore përmes fotografive që ia kanë bërë, transmeton Gazeta Express.

Duke jetësuar jetën e vërtetë të Moglit, heroit në Librin e Xhunglës, një libër i ri është lëshuar për të treguar rreth eksperiencës së Tippi-të.

Libri quhet “Tippi: Libri im i Afrikës” dhe në të shfaqet ajo duke u shoqëruar me një elefant të cilin ajo e quan vëlla, një leopard, një majmun dhe më shumë.

Këto janë fotografitë që fotografët francezë kanë lëshuar rreth jetës së vajzës së tyre: