Vetëvendosje e rrah me shkelma vëzhguesin e NISMA’s: Rasti paraqitet në Polici

0

Ka eskaluar situata në QNR, ku rasportohet se një vëzhgues i Vetëvendosjes ka sulmuar fizikisht një nga NISMA.

Një përleshje fizike mes vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Sipas burimet e Indeksonline brenda QNR’së, një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje është përleshur me një vëzhgues të Nisma  Socaildemokrate.

Po ashtu sipas tyre, QNR ka përjashtuar të dy vëzhguesit derisa t’i shikojë pamjet e kamerave se si ka ndodhur rasti.

Vëzhguesi i Nismës, Endrit Zabergja, ka thënë për Indeksonline se është sulmuar nga vëzhguesi i VV’së pasi mbrojti një fletëvotim të rregullt e të cilin vëzhguesi i VV’së u mundua ta shpallë të pavlefshëm.

“Ai më ka shqelmuar tri herë nga mbrapa…më ka sharë dhe fyer…unë tani jam rrugës për në polici për ta paraqitur rastin”, ka thënë Zabergja.

Indeksonline, ka tentuar të marr një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë rast nga vet Zabergja dhe nga QNR, mirëpo ishte i pamundur kontakti me ta.