Vipat në plazh 5 vite më parë…shumë prej tyre nuk do i njihni! (Foto)

0

Zaimina Vasjari, një nga vajzat më të bukura shqiptare, një sex simbol i paperëndueshëm, vjen në rubrikën retrospektivë për të parë se si kanë qenë ndryshimet e saj në pamjen e jashmte ndër vite.

Fotot janë të realizuara nga paparazzi ynë rreth 5 vite më parë. Aty Zaimina po përgatiste një klip vere në një nga plazhet shqiptare. Si gjithmonë në një formë shumë të mirë fizike, por duhej të kalonin akoma vite, që ajo të bëhej perfekte. Tani që ajo festoi 30-vjetorin, pamja e saj është e përkryer (foto djathtas). Duket që ka punuar shumë me trupin dhe rezultatet nuk kanë munguar. Tashmë Zaimina ka një bel më të ngushtë dhe forma më të bukura. Edhe në pjesën e vitheve është shumë më e përmirësuar. Kohët e fundit në portale u fol shumë për jetën private të Zaiminës. Në fillim u tha që u nda nga i dashuri i saj, me të cilin ka qenë e lidhur që kur ishte adoleshente. Pak muaj më pas, Zaimina u rkthye dhe tashmë ata do të bëhen prindër. Kështu, Zaimina, si shumë kolege të saj të së njëjtës moshë, do të provojë kënaqësinë e mëmësisë. Ndërkohë mund t’i duhet të punojë për të rikthyer format perfekte që ka në këto momente.

Rosela Gjylbegu, not me mikeshat

Gjithë këto vite në qendër të vemendjes dhe në sytë e publikut, që kur u bë e njohur nga edicioni i parë e talent show “Ethet”. E megjithatë është një nga të paktat vajza të spektaklit dhe muzikës Rosela Gjylbegu që nuk e kemi parë ndonjëherë të shoqëruar me ndonjë mashkull apo të deklarojë ndonjë lidhje. Edhe në fotot e paparazzit tonë 5 vite më parë në Dhërmi, është e shoqëruar me mikeshat e saj…!! Ëndërr e kemi ta fotografojmë me një djalë!!!

Super ndryshim i Albana Osmanit në vite

Dhërmi 2012 dhe Albana Osmani shfaqet me bikini të kuqe, si gjithmonë super në formë. Maltë 2017, Albana shfaqet me rroba banje të kuqe, por shumë, shumë më seksi se disa vite më parë.

Aurela në super formë pas lindjes së parë, foto e vitit 2013

Aurela Gaçe ka një pasion të madh përveç muzikës. Ai është sporti dhe dëshira për t’u marrë me fizikun e saj. Si një vajzë me shumë energji, sportet janë ilaçi i duhur. Nuk ka qenë që në rininë e hershme kaq e dhënë pas sportit, por ndryshimin e madh Aurela e bëri gjatë kohës që jetoi në SHBA dhe tani ajo shfaq vazhdimisht materiale në momente stërvitjeje.

Pas lindjes së fëmijës së dytë, duket se ka pak vështirësi për t’u rikthyer në formën e saj perfekte, por shikoni pak se sa mirë dukej vetëm një vit pasi solli në jetë vajzën e parë. Fotoja është bërë në plazhin e Dhërmiut, në verën e vitit 2013.

Nora dhe Roberti, 4 vite më parë në Dhërmi

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më të bukur të botës së showbizit shqiptar. Të dy shumë të suksesshëm në karrierat respektive dhe me një familje të konsoliduar, janë gjithashtu dhe shumë të dashur për publikun.

Fotoja që po sjellim është bërë 4 vite më parë nga paparazzi ynë. Ishte koha kur Nora kishte rruar kokën dhe nuk dukej aq seksi sa tani. Sa mirë që kjo dëshirë i zgjati shumë pak!!/Panorama/

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu