Vjen dorëheqja e parë, pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar të LDK’së

0

Si rezultat i zhvillimeve në procesin zgjedhor të LDK’së, Shpejtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e LDK’së.

Dorëheqjen e tij nga LDK, Bulliqi e ka konfirmuar për Indeksonline.

E gjitha kjo si rezultat i zhvillimeve në procesin zgjedhor të LDK-së e në veçanti duke parë zhvillimet në kuvendin zgjedhor për kryetar të LDK-së dhe zgjedhjen në krye të saj të një klike komuniste dhe klienteliste nga uzurpuesit e saj.

“Nga sot pas një punë rreth 30 vjeçare jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat e LDK-se”, tha Bulliqi.

Dorëheqja e tij erdhi pas zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, ku kryetar u zgjodh Isa Mustafa me aklamacion nga 355 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti.