Vjen reagimi nga kryetari i FFK-së: Nuk e di për çfarë parash e ka fjalën Llapi

0

Pas akuzave nga klubi i Llapit se i ka dhënë premi prej 38 mijë euro Prishtinës para derbit ndaj tyre, ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, transmeton Gazeta Metro.

Ademi ka thënë se nuk e di se për çfarë parash e kanë fjalën klubi i Llapit.

“Ne jemi jashtë Kosovës dhe unë ende s’e kam analizuar.  Do të dalim me komunikatë. Nuk e di për çfarë para e kanë fjalën ata, s’e di ku e kanë marrë. Do të dalim me komunikatë”, ka thënë Ademi për Gazetën Express.

Ndryshe, pas ndeshjes derbi mes Llapit dhe Prishtinës e fituar nga llapianët, klubi i Llapit pas ndeshjes permës një postimi në Facebook, ka bërë akuza të rënda ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit Agim Ademi.

“Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën, por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin. Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€”, shkroi ndër të tjera klubi  i Llapit./gazetametro.net

LEXO EDHE: Tronditet futbolli kosovar: Llapi akuzon kryetarin e FFK-së se i ka dhënë 38 mijë euro Prishtinës për të fituar ndaj tyre