VV: 1 Prilli, dita e Agim Veliut

0

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë përmes një aktiviteti e kanë shpallur 1 Prillin, ditën e gënjeshtrave, ditë të kryetarit të kësaj komune Agim Veliu.

Në një njoftim të VV-së janë theksuar 14 premtime që, sipas kësaj partie, kryetari i Podujevës, që vjen nga radhët e LDK-së, nuk i ka realizuar.

“Gjatë ditës së sotme aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, zhvilluan një aktivitet në lidhje me premtimet e rreme të Agim Veliut.

Këto janë vetëm disa nga premtimet e shumta të pa realizuara:

  1. Sheshi i qytetit
  2. Zona Ekonomike
  3. Parkingu nëntoksor
  4. Zgjerimi i hapsirave të gjelbërta
  5. Fasadimi i ndërtesave
  6. Palestra sportive
  7. Stacioni i autobusëve
  8. Spitali i qytetit
  9. Shtëpia e kulturës
  10. Rirregullimi dhe ndriqimi i hyrjeve të banesave
  11. Rritja e pjesëmarrjës së Grave në qeverisje
  12. Ndërtimi i kopshteve për fëmijë
  13. Ndërtimi i fushave të hapura sportive
  14. Objekti i ri i QKMF-së Obrançë

Ne do të vazhdojmë me denoncime të tilla”, thuhet në njoftim të VV-së.