Zhduket 17-vjeçari nga Podujeva, policia e gjen në mal pas disa orësh

0

Një 17 vjeçar nga Podujeva ishte zhdukur me datë 16 maj. Familja rastin e kishte raportuar në polici. Por pas disa orëve, 17-vjeçari u gjet shëndoshë e mirë në një mal afër Liqenit të Batllaves.

Zëdhënës i Policisë Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se me datën 16 maj rreth orës 21:30 Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtëpia.

“Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore ai është gjetur shëndosh e mirë.

Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë. Është njoftuar edhe prokurori kompetent , përderisa viktimës iu është ofruar edhe tretman mjekësor sipas nevojës për të vazhduar trajtimi i mëtejme i rastit nga njësitet kompetente”, ka thënë Hoxha.