Zjarr edhe në malet e Vranidollit, rrezikohen shtëpitë |PAMJE

0

Pavarësisht reagimeve nga të gjitha instancat në vend, zjarret nuk kanë të ndalur në çdo anë të Kosovës.

Para pak minutave zjarri ka pushtuar edhe malet e Vranidollit në afërsi të magjistrales Prishtinë – Podujevë, raporton PodujevaPRESS.com.

Duhet përkujtuar që shpesh herë kur zjarret ndizen ka edhe vonesa për ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve. Lidhur me këtë mëngjesin e sotëm kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë, ku theksoi se kërkon koordinim dhe informim në kohë reale për situatën e krijuar nga zjarret.

Një banor i këtij fshati na ka dërguar disa foto ku ka treguar për gjendjen dhe rrezikun që u kanoset shtepive të kësaj ane.