ZYRTARE: KF Llapi edhe zyrtarisht licencohet për gara në UEFA.

0

Në një njoftim për media KF Llapi ka njoftuar se është licencuar për gara ndërkombëtare në UEFA, transmeton PodujevaPRESS.com

LEXO EDHE: Kadri Veseli përgëzon KF Llapin për marrjen e licencës

Ky është njoftimi:

Pas një pune të lodhshme si në aspektin e organizimit të klubit ashtu edhe në atë sportiv sot u shpërblyem me lajmin se KF Llapi është licencuar për gara ndërkombëtare në UEFA.

Falenderojmë stafin prej 11 ekspertëve të lëmive përkatëse e të cilët kanë përgaditur KF Llapin për Licencim në Gara Evropiane.