ZYRTARE: VV-ja refuzon propozimin e LDK-së për kryeparlamentarin, e quan tallje. Vendi drejt zgjedhjeve?

0

Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje LDK’së për ofertën e fundit, ku kanë theksuar se nuk do të ketë kthim para datës 26 dhjetor kur Glauk Konjufca u zgjidh kryetar Kuvendit të Kosovës.

Këtë po e deklaron në Rubikon deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ku ka theksuar se nuk ka kthim mbrapa dhe

“Ne nuk mund të kthehemi as para 6 tetorit, as para 26 dhjetorit. Për ne ishte e papranueshme qasja e tillë dhe rrjedhimisht nuk kemi pranuar të përzihej çështja e presidentit. Kanë qenë rrethana të tjera para zgjedhjeve. U përfshi çështja e presidentit atëherë sepse ne menduam një mandat tetëvjeçar. Sot po flasim për katërvjeçar. S’mund të flasim për situata para 6 tetorit”, ka thënë ajo.

Haxhiu po ashtu ka shprehur dyshimin e saj se LDK’ja dëshiron bashkëpunim me VV’në, sikurse Haxhiu po mendon edhe deputeti tjetër Liburn Aliu i cili po thotë se “Gjithmonë me kohën e kam një dyshim (në interesin e LDK-së për bashkëpunim)”.

Kujtojmë e oferta e fundit e LDK’së sot ishte që posti i Kryetarit të Kuvendit, Presidentit dhe 5 ministri t’i takojnë LDK’së, kurse Vetëvendosje kërkon që pozita e Kryetarit të Kuvendit t’i takon atyre dhe 4 ministri, kurse Presidenti, dhe 6 ministri t’i takojnë LDK’së.